Zhegra nuk i rezistoi ferizajasve

Hendboll

Zhegra nuk i rezistoi ferizajasve

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 11:32
Zhegra nuk i rezistoi ferizajasve

Kastrioti nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e xhiros së pestë të Superligës (meshkujt), të luajtur në Gjilan.

Kastrioti i Ferizajt fitoi ndaj Zhegrës vendase me rezultat 37:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:11 për ferizajasit.

Reprezentuesi F. Mustafa udhëhoqi Kastriotin me 11 gola.

Te Zhegra u dallua me efikasitet A. Aliu me 9 gola. Kastrioti është i treti me 5 pikë, derisa Zhegra renditet e shtata me 4 pikë.

Të mërkurën u luajt edhe një ndeshje e raundit preliminar të Kupës së Kosovës (meshkujt). Në Mitrovicë, Trepça fitoi bindshëm ndaj Samadrexhës me rezultat 46:26.

Te femrat po ashtu u luajtën ndeshje të raundit preliminar të Kupës së Kosovës. Kastrioti fitoi ndaj Ulpianës me rezultat 32:20. Prizreni e mposhti CLICK-un me 26:24 kurse “Jusuf Gërvalla” fitoi ndaj Deçanit me rezultat 36:11.

Zhegra – Kastrioti 26:37 (11:15)

Zhegra: Ibrahimi, L. Haziri 3, Lund. Haziri 1, Murseli, A. Haziri 4, Ag. Isufi 3, F. Isufi, Ad. Isufi 2, El. Isufi 1, Agushi, Aliu 9, Ar. Isufi, El. Shaqiri 3, Sh. Shaqiri

Kastrioti: Dugolli 1, Hajdini, Tafarxhiku 1, A. Dugolli 2, Hoxha 2, Selmani 2, Bislimi 6, Rudari 7, Qerimi 1, Mustafa 11, Brahimi 4.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat