Dervish Berisha me një propozim interesant për Deçanin!

Hendboll

Dervish Berisha me një propozim interesant për Deçanin!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 tetor 2020 Në ora: 13:05
Dervish Berisha me një propozim interesant për Deçanin!

Ish hendbollisti i mirënjohur, Dervish Berisha, ka një propozim interesant për Deçanin! Ai ka propozuar që një objekt, qoftë edhe një klub të emërtohet me emrin e një veprimtarit sportivë! 

“Një objekt sportiv apo shoqatë sportive ose klub ta merr emrin e prof. Muhamet Alajt sepse është një ndër të parët që punoj në sport dhe themelues i hendbollit dhe sporteve tjera. 

Mos të harrojmë se prof. Muhamet Alaj tërë jetën ja kushtoj sportit posaçërisht hendbollit, ku nga puna e tij dolën yje te sporteve te ndryshme e veçanërisht n[ hendboll”, tha Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Image

Muhamet Alaj

Berisha shkon aq larg, që sipas tij, nga dora e Alajt dolën shumë emra të mëdhenj. “Prof. Alaj zbuloj me qindra e mijëra sportist dhe sportiste të Deçanit që garuan në ligat më të forta botërore dhe furnizoj Kosovën me lojtar lojtare kualitative. 
Sot Deçani si çerdhe e hendbollit i furnizon ekipet me hendbollist e hendbolliste që luajnë në ligat evropiane e botërore. 

Prandaj kisha pas dëshirë që emrin e tij ta merr një objekt sportiv apo shoqatë sportive ose një klub sportiv sepse është dhe mbetet më i miri i të gjitha kohërave në hendbollin e sportit deçanas, ku edhe sot punon pa ndërpre që t’i ndihmon klubet e hendbollit, me një karrierë mbi 70-vjeçare që ja kushton sportit deçanas dhe të Kosovës. 

Ai ishte edhe selektor i kombëtares së Kosovës shumë vite si të meshkujt ashtu edhe te femrat e ekipeve të të rinjve. 
Deçani ka emra të mëdhenj që punuan për ngritjen e nivelit sportiv, që nga prof. Muhamet Alaj, S. Januzaj, Haki Povata, kryetari i parë i KH Deçanit prof.. Sali Kastrati, S. Aliçkaj, M. Kastrati, Xh. Aliçkaj. H. Dautaj, Kuqi etj etj. profesorët e mirënjohur prof.. Shaban Ahmetxhekaj, prof.. Miftar Haklaj, prof.. Avdulla Çekaj (baca Dyl), që edhe unë i mësova hapat e parë në hendboll si fillorist në Irzniq.

Meritat profesorëve Isa Osdautaj, Musli Ibërhysaj, ku ende është aktiv Adem Mehmetaj, A. Lataj, M. Kadrijaj, A. Selmanaj, Berisha etj etj. Deçani ishte dhe mbetet qendër e sportistëve dhe e sportisteve kualitativ, duke ndjek rrugën e profesorit, të madhit Muhamet Alaj. 

Deçani u bë me palestër të re sportive ku shpresojmë që shpejt do të kemi ekipe që do të përfaqësojnë Deçanin në arenën ndërkombëtare sepse çdo herë ka pas ka dhe ka me pas yje sportiv e posaçërisht të hendbollit, që do ta ndjekin rrugë e Muhamet Alaj, që është më i merituari në Deçanin tonë të bukur”, tha Berisha!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat