Zorani publikon listën e frikshme kundër Kombëtares së Kosovës

Hendboll

Zorani publikon listën e frikshme kundër Kombëtares së Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 29 tetor 2020 Në ora: 21:24
Zorani publikon listën e frikshme kundër Kombëtares së Kosovës

Zoran Roganoviq publikon listën e frikshme kundër Kombëtares së Kosovës!

Kombëtarja e hendbollit të Malit të Zi për meshkuj do të tubohet me 2 nëntor në Podgoricë, ku do të fillojë përgatitjet për ndeshjet kundër Kosovës dhe Rumanisë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2022.

"Luanët" do të mirëpresin kombëtaren e Kosovës më 4 nëntor në Podgoricë, ndërsa dueli kundër Rumanisë është katër ditë më vonë në Baia Mare.

Selektori Zoran Roganoviq numëron 22 lojtarë për këtë dy ndeshje: portierët Mile Mijushkoviq, Jagosh Braunoviq, Danilo Mihaleviq dhe Goran Anxheliq; krahët Milosh Vujoviq, Aleksandar Bakiç, Mirko Radoviq, Marko Lasica dhe Filip Vujoviq; pivotët Nemanja Grboviq, Nebojsha Simoviq: bekët Igor Radojeviq, Vasko Shevaleviq, Stevan Vujoviq, Milosh Bozhoviq, Bozho Anxheliq, Aleksandar Glendzha, Vladan Lipovina, Stefan Çavor, Branko Vujoviq, Risto Vujaqiq dhe Radojica Çepiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat