Kryendeshja në Ferizaj

Hendboll

Kryendeshja në Ferizaj

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 22:28
Kryendeshja në Ferizaj

Në Ferizaj luhet kryendeshja e javës së katërt në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kampioni, Ferizaj, e pret fituesen e Kupës, Vushtrrinë. Ndeshja Ferizaj – Vushtrria luhet të shtunën prej orës 16:00.

Ferizaj ka fituar tri ndeshjet e deritashme dhe ndan pozitën e parë me Istogun e Prishtinën që po ashtu kanë nga tri fitore. Vushtrria ka luajtur dy ndeshje kurse ka një fitore e një humbje. Renditet e gjashta me dy pikë

. Të shtunën janë edhe ndeshjet: Vëllaznimi – Jusuf Gërvalla (14:00), Vjosa – KEK-u (15:00) dhe Istogu – Kastrioti (18:00).

Java e katërt mbyllet të dielën me ndeshjet Shqiponja – Prishtina (14:00) dhe Drita – Samadrexha (16:30). Në Ligën e Parë të hendbollisteve luhet java e tretë.

Të shtunën është ndeshja Prizreni – Dukagjini (16:00) derisa të dielën janë takimet Llapusha – Deçani (16:30) dhe Ulpiana – Trepça (12:00).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat