Të bashkuar në kërkim të suksesit të ri në Podgoricë

Hendboll

Të bashkuar në kërkim të suksesit të ri në Podgoricë

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 11:46
Të bashkuar në kërkim të suksesit të ri në Podgoricë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka përfunduar stërvitjet në Prishtinë për ndeshjen ndaj Malit të Zi, që luhet të mërkurën në Podgoricë (20:30).

Të hënën Kombëtarja ka mbajtur dy stërvitje me intensitet të lartë, ndërsa lojtarët janë parë shumë të motivuar për të dhënë më të mirën në Podgoricë.

Ndeshja me Malin e Zi vlerësohet e vështirë, por të gjithë premtojnë më të mirën. Kombëtarja të martën udhëton për në Podgoricë, ku do të ketë edhe një stërvitje tjetër.

Shpirti luftarak është parë edhe në stërvitjet e së hënës, ndërsa ai do të dal në pah sidomos në ndeshje. Grupi është i bashkuar dhe kjo ka qenë në ndeshjet e fundit forca kryesore e Kosovës.

“Nëse luajmë të bashkuar ashtu si në Itali, nëse të gjithë japim më të mirën, atëherë besoj se kemi gjasa të mira për paraqitje dinjitoze, një që i bën nder vendit”, ka thënë kapiteni Valon Dedaj.

Të gjithë premtojnë maksimumin për të ndihmuar njëri-tjetrin, për të prezantuar veten e kombëtaren. Për të përfaqësuar vendin me dinjitet e krenari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat