Kampioni i Kosovës nuk udhëton për në Turqi!? Nuk ka mjete financiare 

Hendboll

Kampioni i Kosovës nuk udhëton për në Turqi!? Nuk ka mjete financiare 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 16:54
Kampioni i Kosovës nuk udhëton për në Turqi!? Nuk ka mjete financiare 

Kampionja në fuqi e Kosovës, Ferizaj, me gjasë nuk do të udhëtojë për në Turqi për t’i zhvilluar takimet e rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll (femrat). 

Edhe pse ferizajaset janë marrë vesh me ekipin turk “Muratpasha Belediyesi SK” që dy ndeshjet të luhen në Turqi, kjo sipas të gjithave nuk do të ndodhë sepse Ferizaj nuk ka mjete që të udhëtojë. 

Kjo është katastrofë në përgjithësi për sportin e Kosovës. 

Burimet tona konfirmojnë, se Ferizaj është në krizë të rëndë financiare dhe nuk do të luajnë me 14-15 nëntor me ekipen turke. Mbetet të shihet se si cilat do të janë zhvillimet gjatë këtyre ditëve deri në një vendim zyrtar të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat