Shtyhen ndeshjet kualifikuese për Botëror, Kosova luan në mars të vitit të ardhshëm

Hendboll

Shtyhen ndeshjet kualifikuese për Botëror, Kosova luan në mars të vitit të ardhshëm

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 12:10
Shtyhen ndeshjet kualifikuese për Botëror, Kosova luan në mars të vitit të ardhshëm

Federata Evropiane e Hendbollit ka njoftuar të premten se janë shtyrë ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2021 të hendbollisteve. Ndeshjet që është dashur të luhen në fillim të dhjetorit, do të luhen në mars të vitit të ardhshëm.

Në këto kualifikime do të paraqitet edhe Kombëtarja e Kosovës. Kombëtarja jonë prej 4 deri më 6 dhjetor është dashur të luaj në Austri. Prapë ndeshjet do të luhen në Austri por prej 19 deri më 21 mars të vitit të ardhshëm. Kosova do të luaj me Austrinë dhe Italinë dhe synon avancimin në raundin e dytë kualifikues. Dy të parët në grup avancojnë në raundin e plejofit.

Ndeshjet janë shtyrë për shkak të situatës me koronavirus dhe kufizimeve në udhëtim.

Për Kombëtaren tonë situata në mars mund të jetë më e volitshme. Deri atëherë pritet të kthehet kapitenja Leonora Demaj, që po sanon një lëndim, kurse edhe disa lojtare që janë në proces të pajisjes me pasaportë të Kosovës, do të jenë në dispozicion të selektorit Agron Shabani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat