Kur do të kthehet Arrita?

Hendboll

Kur do të kthehet Arrita?

Nga: Kemajl Goca Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 15:25
Kur do të kthehet Arrita?

Hendbollistja e talentuar Arrita Kursani, tash e disa muaj është jashtë fushës, për shkak të një lëndimit në këmbën e majtë. 

Ajo shpreson që sa më shpejt që është e mundur të rikthehet në fushë dhe ta ndihmojë skuadrën e Vëllaznimit. 

Arrita luan në pozitën e begut të majtë, është anëtare e kombëtares së Kosovës dhe ka një fizikus premtues, që mund të bëhet një lojtare e madhe, që të luan edhe përtej kufijve të vendit tonë. 

Image

Kur do të kthehet Arrita? “Sa më shpejtë të jetë e mundur”, përgjigjet Arrita për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

Në anën tjetër, Vëllaznimi po vuan për lëndimin e saj sepse me Arritën do të ishin edhe më të fortë në kampionat. 
Hendbollistja gjakovare tha se po e ndjen shumë mungesën e fushës.

Image

“Tash e 5 muaj jam jashtë fushës. Është normale që mungesa ndjehet çdo ditë e më shumë, për shkak  që nuk do munden t’i ndihmoj këtë sezon ekipit tim, por gjithsesi do të kthehem sikur herën e parë por tani edhe me e fortë”, thotë Arrita.

Synimet e hendbollistes janë që të rikthehet sa më shpejt në fushë dhe më Vëllazmimin të luftojnë për rezultate sa më të mira në Superligën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat