Ferizaj pëson humbje të thellë në Kupën e Evropës

Hendboll

Ferizaj pëson humbje të thellë në Kupën e Evropës

Nga: Kemajl Goca Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 15:45
Ferizaj pëson humbje të thellë në Kupën e Evropës

Kampionja e Kosovës, Ferizaj, pëson humbje të thellë, me 25 gola diferencë (40:15) nga “Muratpasha Belediyesi SK” nga Antalia, në kuadër të rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll (femrat).

Humbja e thellë edhe pritej, kur kihet parasysh se ferizajaset udhëtuan të hendikepuara pa tri lojtare për shkak që rezultuan me Covid 19.

Pjesa e parë përfundon me 19:7, ndërsa në periudhën e dytë turket thelluan fitore në 25 gola dallim, të cilat me qetësi e presin sfidën e  nesërme (13.00) ndaj të njëjtës skuadër dhe që luhet po në të njëjtën palestër në Antalia. Ferizaj pa shpresa për kualifikim.

Muratpasha Belediyesi SK – Ferizaj 40:15

Muratpasha Belediyesi SK: Shulega, Sensoz, OzdemirÇelik 8, Türkyilmaz 6, Akalin 5, Yapici  5, Köseler 4, Güleçyüz  3, Merve 2, Bozdogan 2, Ersöz  2, Karaarslan 2, Kiliç 1, Hosgor dhe Sormaz.

Ferizaj: Trenoska, Rashiti, Stagova 5, Basha 4, Kelmendi 3, Stojkovska 2, Kupina 1, Domaneku, Sylejmani, Huruglica dhe Çerkini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat