Klubi i hendbollit Istogu, lidere në Superligën e Kosovës (femrat), është e tronditur me lajmin për vdekjen e Labinot Aliajt.
“Sot u nda nga jeta Labi!
Në mëngjesin e sotëm morëm lajmin e hidhur se është ndarë nga jeta Labinot Aliaj - asambleist në kuvendin komunal në Istog, Labi ishte djaloshi që e deshti shumë qytetin dhe rininë e Istogut, ishte përkrahës i të gjitha klubeve sportive në qytet dhe bashkëndjente çdo sukses por edhe çdo vështirësi te tyre.
Për vite me radhë u angazhua duke gjetur donator e sponzor për klubin e hendbollit Istogu duke mundësuar kushte më te mira për punë dhe duke qenë meritor për sukseset e klubit tonë.
Bordi udhëheqes i KHF Istogut, hendbollistet dhe trajneret i jemi shumë mirënjohës për gjithë përkushtimin dhe mbeshtetjen.
Ti ishe dhe do të mbetesh njeri nga ne, do të na mungosh Lab. Ngushëllime familjes Aliaj!”, shkruan në faqen e KHF Istogu.