FHK lavdërohet: Ia kemi dalë të fitojmë ndaj Italisë

Hendboll

FHK lavdërohet: Ia kemi dalë të fitojmë ndaj Italisë

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 18:38
FHK lavdërohet: Ia kemi dalë të fitojmë ndaj Italisë

Federata e Hendbollit të Kosovës lavdërohet me hendbollistet që ka në Kombëtare, madje në faqen e tyre të facebookut, përkujtojnë fitoren e bujshme ndaj Italisë.

"Me mungesa në përbërje ia kemi dalë të fitojmë ndaj Italisë, një vit më parë.

Një tjetër fitore e synojmë në mars, kur luhen kualifikimet për Botëror. Në kuadër të një turneu në Turqi, Kombëtarja jonë kishte fituar ndaj Italisë me rezultat 31:26. Leonora Demaj realizoi 11 gola, Mirela Gjikokaj 8, ndërsa më shumë cilësi në Kombëtaren tonë sollën motrat Marigona e Arlinda Hajdari që debutuan në atë sfidë.

Në kualifikime për Botëror luajmë edhe ndaj Austrisë.

Turneu kualifikues është dashur të mbahet në dhjetor por është shtyrë për shkak të situatës me COVID-19. Ndeshjet do të luhen në Austri", ka shkruar FHK në faqen e saj të facebookut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat