Ndërroi jetë kryetari shumëvjeçar i KH Prizrenit 

Hendboll

Ndërroi jetë kryetari shumëvjeçar i KH Prizrenit 

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 12:07
Ndërroi jetë kryetari shumëvjeçar i KH Prizrenit 

Prizreni dhe në përgjithësi Kosova sot ka humbur një personalitet dhe veprimtar të shquar sportiv, Daver Haskuka. Ndërroi jetë Daver Haskuka, kryetar shumëvjeçar i KH Prizrenit.

“Sot e humbëm Kryetarin e Nderit të klubit henbollistik "Prizreni" z. Daver Haskuka.  I ndjeri ka dhënë kontribut të veçantë̈ zhvillimit të sportit në Prizren.  

Nga viti 1985 Deri ne vitin 2018 Ishte kryetar i klubit të hendbollit " Prizreni. Kurse nga viti  2018 -2020 Kryetar nderi i KH Prizrenit.

Para hendbollit ishte kryetar I klubit të boksit "Prizreni".

Pos sportit ishte aktivist politik ku në periudhën më të rëndë të represionit serb, Daver Haskuka ishte kryetar i Ballit Kombëtar në Prizren dhe  nuk ndaloi së punuari për çështjen kombëtare.
Shprehim Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, sportistëve dhe gjithë qytetarëve të Prizrenit. I lehtë qoftë dheu i Kosovës!”, shpreh ngushëllime KH Prizreni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat