FHK e pikëlluar me vdekjen e veprimtarit sportiv

Hendboll

FHK e pikëlluar me vdekjen e veprimtarit sportiv

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 12:10
FHK e pikëlluar me vdekjen e veprimtarit sportiv

Ka vdekur të dielën Daver Haskuka, kryetar i nderit i klubit të hendbollit Prizreni. Kontributi i Haskukës në zhvillimin e hendbollit dhe sportit në përgjithësi në qytetin e Prizrenit, ishte shumë i madh.

Ai nga viti 1985 e deri në vitin 2018 ishte kryetar i klubit Prizreni. Për të nderuar kontributin e tij, Daver Haskuka në vitin 2018 ishte zgjedhur kryetar nderi i klubit prizrenas. Më parë ka udhëhequr edhe klubin e boksit në Prizren.

Daver Haskuka ka vdekur në moshën 76-vjeçare, kurse vepra e tij për zhvillimin e hendbollit do të kujtohet gjithnjë.

Image

Federata e Hendbollit e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Haskuka, klubit Prizreni dhe të gjithë komunitetit të hendbollit në këtë qytet, shkruan në telegramin e Federatës së Hendbollit të Koisovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat