Kundërshtari i Besa Famgas, Bosna Visoko është në krizë të thellë!

Hendboll

Kundërshtari i Besa Famgas, Bosna Visoko është në krizë të thellë!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 13:44
Kundërshtari i Besa Famgas, Bosna Visoko është në krizë të thellë!

Bosna Visoko Vispak është në krizë të thellë të rezultateve në Kampionatin e Bosnjës dhe të Hercegovinës në hendboll (meshkujt). 

Klubi boshnjak po përjeton ditët më të vështira, kolektiv që për gjashtë ndeshje nuk ka asnjë fitore, asnjë barazim dhe të gjitha humbje, ky është i lajm i mirë për kampionin e Kosovës, Besa Famgas nga Peja.

Nuk është ajo Bosna Visoko e edicionit të kaluar, nuk e ka forcën e pranverës së vitit 2020, vet rezultatet dhe renditja në fund të tabelës (i 16-ti) me 0 pikë, janë treguesi mirë i mirë, se ky klub pothuajse është sikur i shkapërderdhur dhe para pak ditëve ka dhënë  dorëheqje edhe trajneri Adnan Harmandiç, po ashtu u përshëndet edhe nga loja aktive. 

Madje kanë pasur edhe tre lojtarë të infektuar me virusin korona. 

As mbrëmë Bosna Visoko nuk ka luajtur ndaj Konjuh Zivinic. Bosna Visoko do të udhëtojë për në Pejë me 100 probleme, pothuajse të tronditur. 

Të dyja ndeshjet do të luhet në Pejë me 21 nëntor (18.00) dhe me 22 nëntor (15.00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat