FHK-ja ndihmon me nga dhjetë topa skuadrat e femrave

Hendboll

FHK-ja ndihmon me nga dhjetë topa skuadrat e femrave

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 23:45
FHK-ja ndihmon me nga dhjetë topa skuadrat e femrave

Federata e Hendbollit e Kosovës mbetet e përkushtuar që të lehtësojë funksionimin e skuadrave.

Kështu FHK-ja mbështet me nga dhjetë topa skuadrat e femrave. Bëhet fjalë për topa për ndeshje e stërvitje kurse do të përkrahen të gjitha skuadrat e femrave. Është ky një projekt i fituar nga EHF-ja, që për qëllim e ka zhvillimin e mëtejmë të klubeve të hendbollisteve.

Klubet vazhdimisht ndihmohen me topa, sidomos për punë me kategori të reja.

Një ditë më parë FHK-ja ka nënshkruar memorandimin me MKRS-në për ndarjen e ndihmës financiare për të gjitha klubet e vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat