Istogu bën testin e Covid 19 para sfidës së Kupës së Evropës

Hendboll

Istogu bën testin e Covid 19 para sfidës së Kupës së Evropës

Nga: Kemajl Goca Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 17:40
Istogu bën testin e Covid 19 para sfidës së Kupës së Evropës

Liderja e Superligës së Kosovës, Istogu, bën testin për Covid 19, para sfidës së madhe me bjelloruset Victorie Berestie, në kuadër të rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll (meshkuj).

“Hendbollistet dhe stafi i Istogut sot në Istog janë testuar për Covid-19 nga stafi i Institutit i Shëndetit Publik Pejë, para ndeshjes me bjelloruset e Victorie Berestie.

KHF Istogu falënderon Insitutin e Shëndetit Publik për kujdesin ndaj klubit tonë dhe për bashkëpunim të ndërsjellët”, ka shkruar në faqen e KHF Istogu.

Të dyja ndeshjet luhen në palestrën e sportit në Istog, e para me 21 nëntor në orën 18.00 dhe e dyta, me 22 nëntor në orën 18.00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat