Shala: Do të na mungojnë shikuesit në palestër kundër bjelloruseve

Hendboll

Shala: Do të na mungojnë shikuesit në palestër kundër bjelloruseve

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 11:30
Shala: Do të na mungojnë shikuesit në palestër kundër bjelloruseve

KHF Istogu po bën përgatitjet e fundit për ndeshjet e raundit të tretë të Kupës Evropiane ndaj skuadrës bjelloruse, Victoria-Berestie. Dy ndeshjet luhen në palestrën në Istog, të shtunën nga ora 18:30 dhe të dielën nga ora 18:00.
Istogu në raundin e dytë të Kupës Evropiane e kishte eliminuar Vushtrrinë.

Tani ka punë me skuadrën shumë cilësore nga Bjellorusia, por trajneri Faruk Shala është optimist për paraqitje cilësore të Istogut. Ai ka thënë se skuadra e Istogut është e mobilizuar maksimalisht për këto dy ndeshje të rëndësishme.

“Skuadra e Istogut është e mobilizuar maksimalisht për këto dy ndeshje të rëndësishme që përcaktojnë skuadrën që do të jetë pjesë e 1/8 së finales të Kupës Evropiane.

Skuadra është në formë të mirë dhe e përgatitur fizikisht për këto ndeshje. Skuadra jonë është e gatshme për të dhënë maksimumin ndaj kundërshtarit shumë të fortë, që vjen nga kampionati bjellorus, i njohur për cilësinë që ka. Victoria-Berestie po dominon në kampionatin e Bjellorusisë këtë vit dhe ndoshta është kundërshtari më i fortë që kemi pasur përballë deri më tani. Por hendbollistet e mia kanë kualitetin e duhur që t’i zhvillojnë dy ndeshje të mëdha. Me pak fat, që shpresojmë të jetë me ne, kalojmë tutje. Fakti që dy ndeshjet i luajmë në Istog na bën më të fortë dhe më të motivuar.

Gjithë këto vite jemi angazhuar për të rrisim emrin e qytetit tonë. Tani që luajmë në qytetin tonë do të kemi edhe më shumë motiv e besim. Do të na mungojnë shikuesit në palestër, por do të bëjmë të pamundurën që të gjithë ata t’i bëjmë të ndihen mirë me angazhim dhe rezultat pozitiv”, ka thënë Faruk Shala, trajner i Istogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat