Gjyqtarët e Kosovës po vazhdojnë me paraqitje të rregullta në ndeshje të kupave evropiane

Hendboll

Gjyqtarët e Kosovës po vazhdojnë me paraqitje të rregullta në ndeshje të kupave evropiane

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 14:19
Gjyqtarët e Kosovës po vazhdojnë me paraqitje të rregullta në ndeshje të kupave evropiane

Gjyqtarët e Kosovës po vazhdojnë me paraqitje të rregullta në ndeshje të kupave evropiane.

Fundjavën e kaluar dy çifte gjyqtarësh të EHF-së nga Kosova, kanë qenë të angazhuar në kupa evropiane.

Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi kanë drejtuar dy ndeshje në Ystad të Suedisë. Janë përballur Ystadsi dhe Sviesa Vilnius (Lituani), në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane në konkurrencë të meshkujve.

Besfort Jahja e Sherif Xhema në Bodrum të Turqisë e drejtuan ndeshjen e raundit të tretë të Kupës Evropiane (femrat) në mes të dy skuadrave turke, Yalikavaksports e Izmir.

Delegime tjera priten për javët e ardhshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat