Deçani ka dhënë yje të mëdhenj të hendbollit 

Hendboll

Deçani ka dhënë yje të mëdhenj të hendbollit 

Nga: Dervish Berisha Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 11:37
Dervish Berisha

Komuna e Deçanit me përkrahje të sporteve e posaçërisht të hendbollit, KH Deçani femrat e meshkujt meritojnë përkrahjen e të gjithëve.

Andaj tani e kanë përkrahjen e komunës me kryetarin e komunës Bashkim Ramosaj, me drejtorinë e sporteve me drejtoreshën Leonora Ukhajdaraj, që po e ndihmojnë klubin edhe pse pa kryesi po tregojnë suksese me fitore të njëpasnjëshme, ku hendbollisti i mirënjohur Drilon Tahirukaj po e ndihmon klubin si trajner dhe organizim me disa hendbollist e individ vullnetar.

Pas një vizite që kishim të kryetari i Komunës, që ka dëshirën e përkrahjes, edhe ne do angazhohemi të gjithë që t’ja ngritim namin që kishin ekipet e Deçanit.

Shpresoj që kjo pandemi do të kaloj dhe Viti i Ri 2021 do të jetë vit ndryshimi ne sportin deçanas, sidomos në hendboll, ku do të angazhohemi të gjithë ish hendbollistët dhe hendbollistet që lanë gjurmë në hendbollin tonë dhe europian.

Të bashkohemi me ndihmën e kryetarit Bashkim Ramosaj, të gjenden sponsor dhe ndihmat nga të gjithë që Deçani shpejt të ketë ekip, që do të përfaqësojë Kosovën në garat europiane. 

Shpresat janë të mëdha ashtu sikur Deçani që ndryshoj në të gjitha drejtimet, ku do të jetë siç ishte turistik, atraktiv, sportiv sepse Kryetari at që tha po e realizon dita ditës dhe jemi krenar të gjithë qytetarët e Deçanit.

Andaj shpejt do të jemi në drejtim të duhur sepse Deçani ka dhënë yje të mëdhenj të hendbollit ku tërë ekipet më të forta të Kosvës i furnizoj me hendbollist kualitativ e hendbollistë që kanë lanë gjurmë në hendboll dhe shkruan histori. 

Besoj se do të bashkohemi të gjithë e të bëjmë një zgjidhje të duhur, ta zgjedhim një kryesi autoritative, që kushtet e lojtarëve mos të jenë problem, ashtu kushtet tjera të duhura për ekipe.   

Të kalon ky virus, të fillon jeta normale dhe Deçani siç po ndryshon për të mirë e bukuri çdo ditë do të jetë siç ishte qendër sportive me ekipe të kualitetit të lart në të gjitha sportet sepse meriton Deçani dhe rinia e tërë Komunës.

Andaj sa ma shpejt të jetë e mundur, të kemi kontakte të mirëfillta që ta ngritim hendbollin deçanas aty ku meriton. Bashkim Ramosaj po ja kthen Deçanit oksigjenin dhe po na bën jetën më të mirë në të gjitha drejtimet.

Autori është ish hendbollist i gjeneratës së artë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat