Super Istogu, gjunjëzon bjelloruset në ndeshjen e parë të Kupën së Evropës

Hendboll

Super Istogu, gjunjëzon bjelloruset në ndeshjen e parë të Kupën së Evropës

Nga: K.G. Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 20:13
Super Istogu, gjunjëzon bjelloruset në ndeshjen e parë të Kupën së Evropës

Liderja e Superligës së Kosovës, Istogu, ka shënuar fitore të madhe me rezultat 33:30 (18:17) kundër Victorie Berestie, në takimin e parë të rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll (femrat).

Ndeshja u zhvillua në palestrën e sportit në Istog, ndërsa vashat e Istogut  luajtën me zemër dhe e mposhtën ekipin më të mirë në Bjellorusi. 

Pjesa e parë me rivalitet të madh, ndërsa vashat e Istogut shkuan në pushim me një gol epërsi (18:17).

Në pjesën e dytë luajtën edhe më mirë dhe ia dolën që të ngadhënjejnë me tre gola epërsi (33:30).

Istogu bën hapin e parë drejt të tetës së finales! Ato nesër do të luajnë takimin e dytë po në Istog dhe në orën 18.30. 

Kryetrajneri Faruk Shala, është sikur në qiellin e shtatë për fitoren e madhe.  Esma Muaratoviq është më efikasja me 13 gola, e ndihmuar nga Elma Kameri 8, Suzana Ujkiq 7 gola etj. 

Ai është krenar për angazhimin dhe lojën e madhe, që dëshmuan vashat e tij. Një fitore që do të mbahet mend, për faktin që e mposhtën ndër ekipet më të forta. 

Victoria-Berestie - Istogu 30:33 (17:18)

Istogu: Ujkiq 7, Kameri 8, Milatoviq, Shatri, Muratoviq 13, Rugova 3, Shehdadi, Fejzaj, Venetski, Rexhaj, Halitaj, Ahmetxhekaj, Hetemi 1, Ferataj 1, Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat