Shala lavdëron vashat e Istogut: Arritëm të mposhtim një skuadër të madhe nga Bjellorusia

Hendboll

Shala lavdëron vashat e Istogut: Arritëm të mposhtim një skuadër të madhe nga Bjellorusia

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 21:51
Shala lavdëron vashat e Istogut: Arritëm të mposhtim një skuadër të madhe nga Bjellorusia

Vashat e Istogut festojnë fitoren e madhe në Kupën e Evropës. 

Istogu ka shënuar fitore me rezultat 33:30 (18:17) ndaj Victoria Berestie, në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit në Istog.  

Ndeshja e radhës luhet nesër po në orën 18.30 në Istog, ashtu siç janë marr vesh klubet para një kohe. 

Image

Kjo fitore ka domethënie të veçantë, për faktin se e mposhtën  skuadrën më të fortë bjelloruse. 

Kryetrajneri Faruk Shala tha se janë në gjysmë të rrugës për në të tetën e finales, ku beson e shpreson se edhe nesër do të fitojnë ndaj bjelloruseve, në takimin e kthimit në kuadër të rrethit të tretë.  

Image

“Kjo ka qenë skuadra më e fortë me të cilën Istogu është ndeshur deri më sot, po natyrisht edhe ndeshja më e mirë që ka zhvilluar Istogu. 

Arritëm të mposhtim një skuadër të madhe me një lojë të disiplinuar dhe angazhim maksimal.

Hendbollistet e mija i përgëzoj, jemi në mes të rrugës, kemi edhe një ndeshje përpara, shpresoj të bëjmë më të mirën, palestra e sporteve në Istog na ka dhënë forcë”, thotë Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat