Besa Famgas para festës së madhe! Cabanas po bën një punë të madhe

Hendboll

Besa Famgas para festës së madhe! Cabanas po bën një punë të madhe

Nga: Kemajl Goca Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 11:58
Besa Famgas para festës së madhe! Cabanas po bën një punë të madhe

Klubi i hendbollit Besa Famgas nga Peja, kampion në fuqi i Kosovës, është para festës së madhe.

Pejanët pothuajse janë të kualifikuar në rrethin e tretë të Kupës së Evropës, por vetëm presin ta kryejnë edhe ndeshjen e kthimit dhe të festojnë.

Besa ka shënuar fitore me rezultat bindës 36:18 (14:10) kundër skuadrës boshnjake, Bosna Visoko, në takimin e parë që u zhvillua dje në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë. 

Image

Sot do të luhet takimi i dytë po në Pejë dhe në orën 15.00, ndërsa pejanët kanë epërsinë e thellë prej 18 golave dhe vetëm janë të kualifikuar.

Image

Kryetrajneri Javier Cabanas me Arben Muqollin kanë bërë një punë të madhe, duke e ndërtuar një ekip shumë të fortë për Evropë, por pa e harruar edhe krahun  e djathtë të ekipit, presidentin Enis Idrizi dhe babain e tij, Hamzën, sponsorët kryesorë me kompaninë e tyre Famagas.

Besa me kualifikim do të rrisë goxha rejtingun e hendbollit të Kosovës dhe do të jetë ekipi i dytë i kualifikuar pas Prishtinës në rrethin e tretë.

Lista e hendbollistëve të Besa Famgas: 
Mursel Mehmeti, Arti Luzha, Ilir Thaçi, Jon Vokshi, Egzon Gjuka, Elion Vokshi, Bajram Idrizi, Dion Idrizi, Jon Muqolli, Nikolla Prce, Yll Visoka, Ermal Dukaj, Ardit Tafilaj, Drilon Tahirukaj, Kastriot Jupa, Arbios Mushkolaj, Bujar Ramosaj, Yll Muqolli, Charakampos Mallios, Victor Alonso.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat