Trajneri bjellorus çuditet me një fakt në Kosovë, që besa edhe me banjo të Istogut!

Hendboll

Trajneri bjellorus çuditet me një fakt në Kosovë, që besa edhe me banjo të Istogut!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 12:49
Trajneri bjellorus çuditet me një fakt në Kosovë, që besa edhe me banjo të Istogut!

Skuadra bjelloruse Victoria Berestie me plot bindje zbarkoi në Kosovë, se pa asnjë telashe do ta fitojë takimin e parë me Istogun, në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të tretë të Kupës së Evropës, por pa i shkuar mendja se do të mposhtet! 

Iouri Karpouk, trajner i Victoria Berestie, gjithë bindjen e tij e kishte bazuar në ekipin e Gomel kur në vitin e kaluar e mposhti me rezultat 45:13 Istogun. 

Duke menduar se është i njëjti ekip me cilësi sikurse ai i vitit të kaluar, megjithatë është i njëjti me lojtare, dhe do të t'i dal lehtë, por as që i kishte mendja se do humbin sfidën e parë me 33:30. 

Image

Ky është një fakt që e ka çuditur  trajnerin e skuadrës bjelloruse, Iouri Karpouk, pasi që mbetet i befasuar se aq shumë ka përparuar ky ekip siç është Istogu në krahasim me vitin e kaluar!

Fakti i dytë, është mikpritja bujare që i afruan Istogu si ekip, duke e respektuar ashtu si respektohet miku, por në fushë i treguan se janë më të mirë. 

Hendbollistet Esma Muratoviq me 13 gola, pastaj Elma Kameri me 7, Suzana Ujkiq e jashtëzakonshme në mbrojtje dhe me 7 gola, si dhe mbrojtjet e shkëlqyeshme të portiees Aurora Shehdadi, sollën fitoren me 33:30. 

Istogu sot me padurim pret edhe takimin e dytë, që luhet sot në orën 18.30 dhe të sigurojnë kualifikimin.

Trajneri i bjellorus, kampion i botës për junior në vitin 1990 me BRSS-në është i mahnitur me palestrën e re të qyteti në Istog, që ka një pamje të jashtme të bukur por edhe përbrenda është e lezetshme, duke e vlerësuar si shumë të bukur, po ashtu me të gjitha ato që i ka përcjellëse dhe me banjo mjaft të mira, secila me kabinën e vet dhe të rreguar ashtu sipas standardeve. Ajo që e ka mahnitur, kultura dhe pritja fantastike në Istog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat