Liderja e Kosovës, Istogu, mobilizon forcat për sfidën e dytë kundër ekipit bjellorus, Victoria-Berestie, në ndeshjen e rrethit të tretë të Kupës së Evropës.
Vashat e Istogut janë edhe më të motivuara se dje, pas fitores së madhe me rezultat 33:30 (18:17) kundër Victoria-Berestie.
Edhe barazimi i mjafton që Istogut të shkojë më tej, por synimi i tyre është vetëm fitorja dhe asgjë tjetër!
Ndeshja do të luhet sonte në orën 18.30 , ndërsa kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, është i qetë dhe po e përgatitë taktikën tjetër të lojës për fitoren e radhës.
Nga ana tjetër, Iouri Karpouk, trajneri i skuadrës bjelloruse, është në presion të rezultatit dhe pretendon përmbysjen.
Istogu ka ekip shumë të mirë, në krye me lojtaren më të mirë në mbrojtje, Suzana Ujkiq, pastaj Esma Muratoviq e papërmbajtshme, Elma Kameri që i ka dhënë forcë ekipit, Albina Rugova jashtëzakonisht e rrezikshme, portierja Aurora Shehdadi, që dje shkëlqeu,Tina Hetemi e shpejt, Alberina Halitaj, Natalia Milattoviq, Pranvera Ferataj - luftarake, synojnë edhe një fitore, që ta bëjnë krenar qytetin me rrethinë dhe Kosovën.
Istogu kurrë më afër suksesit të madh, të kualifikohen në të tetën e finales së Kupës së Evropës.