Aurora -  si mur për lojtaret bjelloruse 

Hendboll

Aurora -  si mur për lojtaret bjelloruse 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 13:58
Aurora -  si mur për lojtaret bjelloruse 

Portierja Aurora Shehdadi meriton komplimente të pafundme për paraqitjen e saj në portën e Istogut, kundër skuadrës bjelloruse Victorie-Berestie, në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të tretë të Kupës së Evropës.

Aurora ka treguar formë të jashtëzakonshme, pothuajse ka qenë sikur mur në portë për hendbollistet bjelloruse.

Ajo ka mbrojtur (13 goditje të qind për qindta për gol) një mori gjuajtje të rivaleve duke e bërë edhe diferencën e fitores me tre gola (33:30).

Portiere që me mbrojtjet e saja fantastike meriton me shumë se notë dhjetëshe.

Aurora ishte dje zemra e klubit të Istogut, që i dha shpirt lojës dhe me bashkëlojtare e mposhtën skuadrën Victorie Berestie.

Istogu ka përparësinë e rezultatit, të terrenit dhe vetëm besojnë e shpresojnë në një mbrëmje të mirë sot (në orën 18.30), që të kualifikohen më tej. 

Aurora është lojtarja e ndeshjes së djeshme, portierja që shkaktoi frikë të rivalet!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat