Muratoviq, kjo dorë e juaj e pasaktë e çon në shtëpi lideren e Kosovës! Bjelloruset qajnë nga gëzimi

Hendboll

Muratoviq, kjo dorë e juaj e pasaktë e çon në shtëpi lideren e Kosovës! Bjelloruset qajnë nga gëzimi

Nga: Kemajl Goca Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 19:50
Muratoviq, kjo dorë e juaj e pasaktë e çon në shtëpi lideren e Kosovës! Bjelloruset qajnë nga gëzimi

Sporti është i tillë, dikush kualifikohet dhe dikush eliminohet! Hendbollistja boshnjake, Esma Muratoviq, anëtare e Kombëtares së Malit të Zi,  nga lojtarja më efikase e ndeshjes, dështon në momentet vendimtare, huq penalltinë.

Muratoviq, 15 sekonda pa përfunduar sfida e humbi penalltinë, kësisoj skuadra bjelloruse kualifikohet më tej.

Kryetrajnerit të Istogut,  Faruk Shalës, pothuajse i “ra të fikët” nga sikleti, sidomos kur e pa humbjen e penalltisë, por ky është sporti dhe duhet të pajtohet edhe me fatin sportiv!

Shalës iu dridhnin këmbët nga emocionet, sepse askush më shumë se ai nuk e donte kualifikimin, por kësaj radhe e tradhtoi dora e Muratoviqit, që ishte e pafat. 

Victorie-Berestie ka shënuar fitoren në takimin e dytë me rezultat 32:28, duke e përmbysur humbjen e sfidës së parë me 33:30. 

Victorie-Berestie kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 62:61.

Vashat e Istogut me gjithë eliminimin, e dhanë maksimumin, treguan lojë të mirë, por nuk iu shkoi ashtu si dëshiruan deri në fund.

Muratoviq nga dëshira e flakët që të shënojë nga penalltia në momentet vendimtare, thuajse iu dridhej dora sikur thupra dhe gjuajtjen e saj e ka pritur portierja rivale. 

Muratoviq, kjo dorë e juaj e pasaktë e çon në shtëpi Istogun! 

Bjelloruset qajnë nga gëzimi, duke festuar kualifikimin në të tetën e finales së Kupës së Evropës.

Muratoviq realizon 9 gola, por që të gjitha bien në ujë, kur dështon në momente kyqe!

Fundja, Istogu duhet të janë krenar, për faktin se e bën telashe një superfuqi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat