Luhen ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës

Hendboll

Luhen ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 22:29
Luhen ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës

Këtë mesjavë luhen ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në hendboll.

Ndeshjet luhen në të dy konkurrencat. Janë disa ndeshje që pritet të ofrojnë rivalitet, ndërsa në disa të tjera favoritët nuk pritet të kenë probleme.

Te hendbollistët, të mërkurën janë këto ndeshje: Besa Famgas – Deçani, Trepça – Istogu, Kastrioti – Lepenci, Vëllaznimi – Rahoveci e Prizreni – Vjosa.

Të enjten janë ndeshjet Prishtina – Llapi, Vushtrria – Ulpiana. Drenica e Zhegra luajnë më vonë.

Te hendbollistet të mërkurën janë ndeshjet: Vushtrria – Trepça, Istogu – Dukagjini, Prizreni – Shqiponja, Vëllaznimi – Jusuf Gërvalla. Ferizaj – Vjosa, Drita – Kastrioti e KEK-u – Samadrexha luhen të enjten. Prishtina – Llapusha është ndeshje tjetër e rrethit të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat