Lojtaret e Kosovës befasojnë, i sistemojnë drutë...

Hendboll

Lojtaret e Kosovës befasojnë, i sistemojnë drutë...

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 21:20
Lojtaret e Kosovës befasojnë, i sistemojnë drutë...

Sportistet pa ndonjë problem sot kanë bartur dru dhe i kanë sistemuar të palestra e re sportive në Istog.

“Sallat sportive përpos që duhet t'i kemi është e domosdoshme edhe t'i ruajmë dhe t'i mirëmbajmë ato.

Hendbollistet dhe hendbollistët e klubit të hendbollit Istogu meshkuj dhe femra, sonte pas përfundimit të seancës stërvitore vullnetarisht kanë sistemuar drurët për nxehje të sallës sportive si dhe kanë pastruar hapësirën përreth sallës, për të qenë shembull i mirë për ruajtjen e palestrës së shumëpritur.

Image

Urojmë dhe shpresojmë që kështu të jetë për vite të tëra dhe sportistet istogas në përgjithësi të të gjitha klubeve, ashtu siç janë tani të mbesin përgjithmonë, shembull i kultures dhe edukatës së lartë sportive”, njofton KHF Istogu, lidere në Superligën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat