Besa gjunjëzon ekipin serb në takimin e parë të Kupës së Evropës

Hendboll

Besa gjunjëzon ekipin serb në takimin e parë të Kupës së Evropës

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 17:49
Kampioni i Kosovës në përballjen me ekipin e Republika Srpska, ky është rezultati

Kampioni i Kosovës, Besa Famgas nga Peja, ka shënuar fitore me rezultat 24:22 (15:11) kundër ekipit nga Republika Srpska, Borcit nga Banjalluka, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll.

Ndeshja e kthimit luhet me 19 dhjetor në palestrën "Borik" në Banjallukë.   Borci është ekip që garon në Kampionatin e Bosnjës dhe të Hercegovinës. 

Në 30 minuta e parë, Borci avancoi me 2:4, 6:8, por rezultati u barazua 8:8 në minutën e 18-të.

Në 12 minutat e fundit të kësaj pjese, pejanët treguan lojë brilante dhe e thelluan epërsinë në 4 gola (15:11).

Në pjesën e dytë lojë e fortë, ngushtohet rezultati 19:17 në minutën e 44-të.

Finishi dramatik, 19:19 në minutën e 50-të, pastaj 22:20 në minutën e 54-të. Pas dy minutave 22:22 dhe Besa fiton në fund me 24:22.  

Te Besa më efikasit janë Charalampos Mallios 7, Nikolla Prce 5, Kastriot Jupa 5 dhe të mysafirët Marko Lukiq me 6 gola.

Fitore e madhe e Besës por që e pret punë e vështirë në Banjallukë, në takimin e kthimit.

Besa Famgas – Borci 24:22 (15:11)
Palestra e sportit “Karagaçi” në Pejë.
Gjyqtarë: B. Kaluxheroviq, I. Vujacic(Mali i Zi).
Shtatëshet: Besa 4/4 – Borci 2 (1).
Përjashtimet: Besa 4 minuta, Borci 10 minuta.
Besa Famgas: Mehmeti, Jupa 5, Y. Muqolli, Mushkolaj, Mallios 7, Luzha, Visoka, Tahirukaj 3, Prce 5, Ramosaj 1, Idrizi, Gjuka 1, Alonso 2, Vokshi, Tafilaj, J. Muqolli.
Borci: Llukiq 6, Miliqeviq 4, Pulizoviq 3, Vuqiqeviq 3, Njeziq 3, Dakiq 1, Knezheviq 1, Draganiq 1, Trkulja, Çeliç, Jeremiq, Millovac, Periq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat