Istogu U-17 kampion vjeshtor

Hendboll

Istogu U-17 kampion vjeshtor

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 22:20
Istogu U-17 kampion vjeshtor

Kadetet e Istogut janë kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Ato në takimin e fundit të vjeshtës, shënuan fitore me rezultat 21:15 ndaj Ferizajt, në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit në Istog.

“Hendbollistet e reja të KHF Istogut U17 kanë mbyllur sezonin vjeshtor pa asnjë humbje dhe kështu kanë arritur të shpallen kampion vjeshtor në ligën e kadeteve të Kosovës.

Image

Tabela

Hendbollistet e reja Istogase të udhëhequra nga trajneri Kenan Arifaj kanë zhvilluar një kampionat të suksesshëm ku nga 11 ndeshje kanë 10 fitore e 1 barazim dhe e prinë tabelës së klasifikimit, kjo deshmon që Khf Istogu ka traditë sidomos me gjeneratat e reja që është shpallur shumë herë kampion.

Bordi udhëheqës i përgëzon hendbollistet dhe trajnerin duke i deshiruar sukses në sezonin e pranverës”, thuhet në faqen e Istogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat