Në ethet e zgjedhjes së hendbollistit dhe hendbollistes më të mirë 

Hendboll

Në ethet e zgjedhjes së hendbollistit dhe hendbollistes më të mirë 

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 14:51
Në ethet e zgjedhjes së hendbollistit dhe hendbollistes më të mirë 

Hendbollistët dhe hendbollistet me padurim po e presim ta mësojnë se cili do të jetë më i miri për vitin 2020!

Nesër Federata e hendbollit të Kosovës, si gjithmonë do t’i zgjedhë më të mirët për vitin 2020, si hendbollistin, hendbollisten, trajnerin, punëtorin sportiv, klubin më të mirë etj. 

Përveç kësaj, si zakonisht sportit më me traditë në vendin tonë, do t’i  nderojë edhe me çmim për Vepër Jetësore, disa nga personalitete që i dhanë shumë këtij sporti.   

Komisioni për shpalljen e Laureatëve përbëhet nga Shqipe Bajçinca-Brestovci, Leonard Cula e Fahredin Hashani, të cilët kanë një punë të mundimshme për të zgjedhur më të mirët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat