Hendbollistet e reja i presin ndeshje të vështira në Evropianin në Shkup

Hendboll

Hendbollistet e reja i presin ndeshje të vështira në Evropianin në Shkup

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 11:16
Hendbollistet e reja i presin ndeshje të vështira në Evropianin në Shkup

Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës janë në fund të fazës përgatitore për Kampionatin Evropian të Divizionit B që prej 10 deri më 18 korrik mbahet në Shkup.

Kombëtarja jonë është përgatitur në Istog, ndërsa i ka pasur edhe dy ndeshje stërvitore me Bullgarinë në Gabrovo.

Nën urdhërat e selektorit Agron Shabani dhe trajnerit Faruk Shala vajzat kanë ushtruar me zell, të vetëdijshme se prej tyre pritet paraqitje dinjitoze në Shkup.

Kombëtarja edhe të premten paradite ushtron në Istog, ndërsa më pas udhëton në Shkup, ku e presin ndeshje të vështira.

Kombëtarja U19 e Kosovës është pjesë e Grupi B. Të shtunën luan prej orës 18:00 me Holandën. Ndeshja me Ishujt Faroe është të dielën prej orës 18:00. Në termin të njëjtë është edhe ndeshja e së hënës me Bosnjë-Hercegovinën. Të martën e të mërkurën Kombëtarja e Kosovës është e lirë, ndërsa të enjten prej orës 20:30 luan ndaj Maqedonisë së Veriut.

Më pas vajzat i kanë edhe ndeshjet për plasman. Pra do të jetë një periudhë shumë e ngarkuar për hendbollistet tona të reja, që vjet nuk kishin aktivitet dhe disa prej të cilave nuk kanë luajtur me skuadrat e tyre për kohë të gjatë. Por pritjet janë për paraqitje të suksesshme dhe për shënimin e disa fitoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat