Ndeshje interesante në Rahovec, Prishtinë e Drenas

Hendboll

Ndeshje interesante në Rahovec, Prishtinë e Drenas

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 16:47
Ndeshje interesante në Rahovec, Prishtinë e Drenas

Java e tretë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve ofron disa ndeshje me rivalitet. Ndeshja me rivalitetin më të madh pritet të jetë ajo në mes të Rahovecit e Vëllaznimit, dy skuadrave me cilësi të përafërt.

Rahoveci i promovuar në Superligë, është i shtati me 2 pikë. Vëllaznimi ka luajtur dy ndeshje të forta, por ende është pa pikë. Ka pësuar me rezultat të ngushtë nga Trepça e Prishtina. Ndërkohë Rahoveci fitoi ndaj Deçanit dhe humbi nga Besa Famgas.

Ndeshja Rahoveci – Vëllaznimi luhet të dielën nga ora 18:00 në palestrën “Mizahir Isma”.

Është ndeshja e fundit e xhiros së tretë. Edhe ndeshja tjetër e së dielës, mes Drenicës e Llapit, mund të ofrojë lojë interesante. Kjo ndeshje luhet nga ora 17:00 në Drenas. Drenica kërkon fitoren e dytë, ndërsa Llapi të tretën.

Tri ndeshje janë të shtunën. Derisa Besa Famgas është favorite ndaj Deçanit dhe Trepça ndaj Zhegrës, ndeshje interesante mund të jetë ajo në mes të Prishtinës dhe Kastriotit, dy skuadrave me nam.

Prishtina e Kastrioti takohen nga ora 18:30. Prej orës 17:00 është takimi Deçani – Besa Famgas, ndërsa në ora 18:00 fillon takimi Trepça – Zhegra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat