Media nga Banjalluka: Borci shkon në Kosovë të mbrojë rezultatin  

Hendboll

Media nga Banjalluka: Borci shkon në Kosovë të mbrojë rezultatin  

Nga: K.Goca Më: 20 tetor 2021 Në ora: 23:07
Media nga Banjalluka: Borci shkon në Kosovë të mbrojë rezultatin  

Media nga Banjalluka “Monda. Ba”, shkruan se Borci nga Banjalluka, udhëton për në Kosovë me efekt maksimal, pas fitores ndaj Leotarit në Trebinje, me rezultat 30:29. 

“Borci shkon në Kosovë me efekt maksimal!  

Së pari në Berane, ku do të qëndrojë deri në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane, kundër Besa Famgas në Pejë, ku do të luftojnë të mbrojnë epërsinë me tre gola (28:25) në sallën ‘Karagaçi’ gjatë fundjavë”, shkruan mes të tjera ky medium nga Republika Srpska.

Besa ka rastin më të mirë të dielën (18.00) që të rrëzojë Borcin nga garat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat