Nuk e durojnë humbjen nga kampioni i Kosovës, në Republika Srpska fyejnë ekipin serb

Hendboll

Nuk e durojnë humbjen nga kampioni i Kosovës, në Republika Srpska fyejnë ekipin serb

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2021 Në ora: 21:08
Nuk e durojnë humbjen nga kampioni i Kosovës, në Republika Srpska fyejnë ekipin serb   

Sikur t’ju bie plumbi në ballë, e përjetojnë rëndë eliminimin nga kampioni i Kosovës, Besa Famgas e Pejës.

Borci nga Banjalluka, që vepron në Republika Srpska, por garon në Kampionatin e Bosnjës dhe Hercegovinë në hendboll (meshkujt), sonte u mposhtën me rezultat 29:22 nga Besa në Pejë, duke iu zhvlerësuar fitorja në Banjallukë me 23:20.

Në faqen e Borcit kërcasin komentet nga serbët, duke i fyer për humbje.     

Igor Gjorgjeviq komenton me nervozizëm: “Qesharake, e mjerë dhe e trishtuar, një ekip  i madh u hodh jashtë nga ekipi i Kosovës, turp”.

Sead Ssokoll Zuko, me cinizëm shkruan: “Dëgjoni të ashtuquajturën Kosovë”.

Disa nga ta janë shumë të irrituar!

Ka shumë fyerje në faqen e tyre, por klubi nga Banjalluka i fshin me shpejtësi komentet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat