Kombëtarja mblidhet të premten, ushtron në Mitrovicë

Hendboll

Kombëtarja mblidhet të premten, ushtron në Mitrovicë

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 23:00
Kombëtarja mblidhet të premten, ushtron në Mitrovicë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll mblidhet të premten për dy ndeshjet e para kualifikuese për Botërorin 2023. Grumbullimi bëhet në Hotel Internacional Prishtina.

Menjëherë të premten është stërvitja e parë, në kompleksin Omni Sport në Mitrovicë.

Stërvitja e parë mbahet prej orës 18.00 e deri në ora 20.00. Në Mitrovicë, Kombëtarja jonë i zhvillon edhe dy stërvitje të shtunën e dy të dielën.

Të hënën Kombëtarja zhvendoset në Pallatin e Rinisë në kryeqytet ku i kryen dy seancat e fundit stërvitore para udhëtimit për në Turqi. Udhëtimi për në Turqi bëhet mëngjesin e së martës.

Ndeshja Turqi – Kosovë zhvillohet të mërkurën e ardhshme, më 3 nëntor, në Eskishehir. Më 7 nëntor në Prishtinë është ndeshja Kosova – Belgjika.

Mediat janë të mirëseardhura për të përcjellë Kombëtaren tonë gjatë këtij grumbullimi.
Synohen dy pozitat e para në grup për të avancuar tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat