Bujar Qerimi me Kombëtaren e Kosovës nis stërvitjet, atmosferë shumë e mirë para ndeshjes me Turqinë

Hendboll

Bujar Qerimi me Kombëtaren e Kosovës nis stërvitjet, atmosferë shumë e mirë para ndeshjes me Turqinë

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 23:18
Bujar Qerimi me Kombëtaren e Kosovës nis stërvitjet, atmosferë shumë e mirë para ndeshjes me Turqinë

Të premten është grumbulluar Kombëtarja e Kosovës në hendboll, që javën tjetër i luan ndeshjet e para të kualifikimeve për Botërorin 2023.

Nën udhëheqjen e selektorit Bujar Qerimi, Kombëtarja jonë në mbrëmje ka zhvilluar stërvitjen e parë. Stërvitja është zhvilluar në kompleksin sportiv Omni Sport në Mitrovicë.

Te djemtë tanë ka disponim për të dhënë më të mirën në ndeshjen e së mërkurës ndaj Turqisë në Eskishehir e më pas të dielën (7 nëntor) në Prishtinë ndaj Belgjikës. Atmosfera në Kombëtare është shumë e mirë.
Kombëtarja edhe të shtunën e të dielën ushtron në Mitrovicë, ndërsa i ka nga dy seanca.

Pos lojtarëve të klubeve tona, nën urdhrat e selektorit Qerimi të premten ishin edhe Luigj Quni dhe Shaban Zogaj. Të shtunën në mëngjes në stërvitje bashkohen Enis Kabashi e Florim Hoxha.

Ndërkohë ekipi kombëtar do të kompletohet gjatë të dielës. Udhëtimi për në Turqi bëhet në orët e para të së martës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat