Nesër do të zhvillohet ndeshja revyale mes veteranëve të Vllaznisë nga Shkodra dhe Vëllaznimit nga Gjakova.
Hendbollistët veteranë do të nderojnë Ditën e Flamurit – 28 Nëntorin.
Drejtuesit e klubit shkodran, kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për këtë ndeshje revyale.
Ndeshja luhet në Pallatin e Sportit "Qazim Dervishi" në Shkodër, duke filluar në orën 17.00.
Vili Haxhia, zyrtar i KH Vllaznia, tha se gjithçka është gati për sfidën e nesërme në kuadër të Ditës së Pavarësisë.