Ndeshen Vllaznia – Vëllaznimi për nder të festës së 28 Nëntorit

Hendboll

Ndeshen Vllaznia – Vëllaznimi për nder të festës së 28 Nëntorit

Nga: K.G. Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 23:03
Ndeshen Vllaznia – Vëllaznimi për nder të festës së 28 Nëntorit

Nesër do të zhvillohet ndeshja revyale mes veteranëve të Vllaznisë nga Shkodra dhe Vëllaznimit nga Gjakova.

Hendbollistët veteranë do të nderojnë Ditën e Flamurit – 28 Nëntorin. 

Drejtuesit e klubit shkodran, kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për këtë ndeshje revyale. 

Ndeshja luhet në Pallatin e Sportit "Qazim Dervishi" në Shkodër, duke filluar në orën 17.00.

Vili Haxhia, zyrtar i KH Vllaznia, tha se gjithçka është gati për sfidën e nesërme në kuadër të Ditës së Pavarësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat