Istogu kampione vjeshtore me seniore e kadete 

Hendboll

Istogu kampione vjeshtore me seniore e kadete 

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 17:16
Istogu - senioret

Istogu shkëlqeu në dy kategori, për seniore dhe kadete në konkurrencën e femrave, duke u stolisur me tituj kampioni vjeshtorë.

“Istogu përfundon sezonin si kampione vjeshtore në dy konkurrencat, seniore dhe kadete.
Faruk Shaka kryetrajner të senioret e Kenan Arifaj te kadetet.

Fillimi i këtij sezoni skuadrën e trofeshme istogase KHF Istogu e kishte gjetur më telashe të mëdha,  sepse vuante nga lëndimet e shumta, gjithsej 4 hendbolliste të lënduara tri nga ato iu nënshtruan operacionit, ndërsa 4 hendbolliste nuk ishin pjesë e Istogut qysh në fillim të sezonit.

Image

Kadetet

Kjo do të thotë që fillimi i edicionit e gjeti Istogun pa 8 hendbolliste nga sezoni i kaluar ndërsa kishim vetëm dy prurje të reja.
Sido që të jetë skuadra vazhdoi të punoi profesionalisht dhe e përkushtuar për rezultate pozitive.

Në 11 ndeshje të zhvilluara Istogaset arritën 11 fitore dhe me lojë të bukur e bilanc 100% arritën të mbyllin sezonin vjeshtor në vendin e parë.

Po ashtu paraqitja në kupat evropiane ishte mbresëlënëse, Istogu denjësisht përfaqësoj Kosovën duke u paraqitur e barabartë kundër kampionës së shumëfishtë të Islandës skuadrës KA/Por.
Akademia e hendbollit Istogu vazhdoi punën me përkushtim duke rritur kapacitetin e saj profesional, numrin e anëtareve dhe njëherit duke ruajtur traditën e punës me gjeneratat të reja dhe rezultatet pozitive. 

Skuadra e kadeteve tregoi lojëra cilësore dhe vetëmohim të pashoq duke mbyllur sezonin në vendin e parë si kampione vjeshtore në ligën e kadeteve.

E gjithë kjo u arrit fal punës profesionale të stafit të trajnerëve, angazhimit maksimal të hendbollisteve dhe përkrahjes nga sponzoret tonë, njëhërit përkrahjes së institucioneve të nivelit lokal dhe qendror, FHK-së dhe mediave, simpatizantëve dhe tifozëve tanë  të cilëve ju jemi shumë mirënjohës.

KHF Istogu ju dëshiron pushime të këndshme, urime për festat e fundvitit duke u zotuar që viti 2022 do të na gjej edhe me të mobilizuar që bashkarisht të arrimë suksese të reja”, shkruan në faqen e KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat