Besa fantastike, gjunjëzon rumunët në Kupën e Evropës

Hendboll

Besa fantastike, gjunjëzon rumunët në Kupën e Evropës

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 18:43
Besa fantastike, gjunjëzon rumunët në Kupën e Evropës

Besa Famgas nga Peja ka treguar zemër të madhe në duel me ekipin rumun, AHC Potaissa Turda, duke e mposhtur me rezultat 30:28 (19:14).

Pejanët, në pjesën e parë treguan lojë shumë më të mirë për dallim nga ajo e dyta, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.

Një fitore shumë e madhe në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll. 

Kampioni në fuqi, fillimisht avancoi me 1:0, 2:0, 8:3, 10:4 në minutën e 12-të. Portieri Mursel Mehmeti është trim i vërtetë në pjesën e parë duke mbrojtur një mori gjuajtje. 

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 19:14 në favor të Besës.  

Hendbollistët Nikolla Prçe, Egzon Gjuka e Viktor Alonso, secili shënuan nga tre gola në pjesën e parë dhe Georgica Cintec 3, Roland Thalmaier  e Alin Szoke, secili nga tre te skuadra rumune.

Në minutën e 45-të, mysafirët ngushtuan rezultatin 23:22, por pejanët nuk lejuan që të barazohen shifrat deri në fund.

Besa ngadhënjeu me rezultat 30.28 ndaj skuadrës rumune.

Egzon Gjuka është shënuesi më i mirë, me gjithsej 7 gola, i ndihmuar nga Victor Alonso 5, Kastriot Jupa 4, Deniz Terziqi 3, Denis Shabanoviq 3, Balsa Raçiq 3, Nikolla Prçe 3, Arbios Mushkolaj 2.

Me 7 gola Alin Szoke e me 6 Roland Thalmaier, ishin më të dalluarit te mysafirët.

Kryetrajneri Arben Muqolli me Besën shënuan fitore të madhe, por i pret sfidë e vështirë në sfidën e kthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat