Kosova e pafat në Greqi

Hendboll

Kosova e pafat në Greqi

Nga: Kemajl Goca Më: 9 janar 2022 Në ora: 15:41
Kosova e pafat në Greqi

Kombëtarja e Kosovës pëson edhe një humbje në parakualifikueset për Kampionatin Botëror në hendboll.

Greqia ka shënuar fitore me rezultat 26:25 (14:9) ndaj Kosovës, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën e sportit në Heraklion – Kreta. 

Edhe një humbje për Dardanët, aq më keq nuk kanë shënuar asnjë fitore në Grupin 1. 

Greqia sot vargon fitoren e katërt dhe matematikisht siguron kalimin në fazën tjetër të kualifikueseve, ndërsa Kosova ka pak shpresa për ndonjë gjë të tillë.

Në periudhën e parë të lojës, Greqia e nisi më mirë, duke avancuar me 5:1, pastaj barazohet rezultati 8:8, për t’u përmbyllur pjesa e parë me 14:9 në favor të Greqisë. 

Pjesa e dytë ka qenë interesante, Kosova ishte në disavantazh me 23:18. Megjithatë në minutën e 51-të ngushton rezultatin në 23:21.

Nëntë minutat e fundit, dramë në vete. Në minutën e 54-të, Kosova ngushton rezultatin në 23:22, 24:23.

Grekët fitojnë me rezultat 26:25 ndaj Kosovës. Dardanët  edhe këtë sfidë të pafat.

Hendbollisti Valon Dedaj është më i dalluari në radhët e Kosovës, me gjithsej 6 gola, i ndihmuar nga Egzon Gjuka 4, Drenit Tahirukaj 3, Luigj Quni 3, Bujar Ramosaj 3, Drilon Tahirukaj 2, Lulzim Shabani 2, Shaban Zogaj 2.  

Me 5 gola Mallios, Charalampos më efikasi ka qenë të grekët, i  ndihmuar nga Evangelos Arampatzis 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat