Bujar Qerimi: Nuk llogaris në Deniz Terziqin, është i pezulluar për sjellje jokorrekte ndaj Kombëtares

Hendboll

Bujar Qerimi: Nuk llogaris në Deniz Terziqin, është i pezulluar për sjellje jokorrekte ndaj Kombëtares

Më: 11 janar 2022 Në ora: 11:05
Bujar Qerimi: Nuk llogaris në Deniz Terziqin, është i pezulluar për sjellje jokorrekte ndaj Kombëtares

Kombëtarja e Kosovës në hendboll sot është kthyer në Prishtinë pas ndeshjes me Greqinë në udhëtim.
Ndeshja e ardhshme e kualifikimeve për Botëror zhvillohet të mërkurën në Prishtinë. Kombëtarja jonë përballet me Turqinë (19.15).

Për gjendjen në Kombëtare, pëzgjedhësi Bujar Qerimi ka dhënë një deklaratë për faqen zyrtare të FHK-së.

“Ndeshja me Turqinë është e rëndësishme, ashtu si ndeshjet e deritashme.

Do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen e së mërkurës.

Për shkak të një lëndimi në ndeshjen me Greqinë, na mungon Egzon Gjuka.

Shpresojmë që ai të jetë gati për ndeshjen e fundjavës ndaj Belgjikës.

Ndërkohë nuk llogaris në Deniz Terziqin. Ai është i pezulluar për sjellje jokorrekte ndaj Kombëtares dhe bashkëlojtarëve. Organet kompetente të Federatës marrin vendime tutje”, ka deklaruar selektori Bujar Qerimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat