Kryetari i Gostivarit nderon shqiptaren: Tani e disa vite, Bellma Beba, po na përfaqëson në klubet evropiane

Hendboll

Kryetari i Gostivarit nderon shqiptaren: Tani e disa vite, Bellma Beba, po na përfaqëson në klubet evropiane

Nga: K. Goca Më: 11 janar 2022 Në ora: 14:37
Bellma Beba pranon mirënjohjen nga kryetari i Gostivarit

Hendbollistja Bellma Beba, me sukses luan në Bundesliga III, në ekipin Wurm - Mitte. Është prej lojtareve më të mira dhe e bën diferencën në klubin gjerman.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, e ka nderuar me mirënjohje hendbollisten shqiptare, për kontributin dhe lartësimin e qytetit të Gostivarit dhe sportit shqiptar.

Beba është edhe emblemë e hendbollit të Gostivarit.  

“I nderuar të mirëpres Bellma Bebën, hendbollisten nga Gostivari me famë evropiane. 

Image

Beba e Taravari

Hapat e parë i filloi në Gostivar, për të luajtur në moshën 18-vjeçare në Kampionatin Botëror me kombëtaren e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Më pas vazhdoi në Republikën e Kosovës ku nga Federata e Hendbollit të Kosovës shpallet dy herë lojtarja më e mirë e shtetit. 

Tani e disa vite, Bellma Beba po na përfaqëson në klubet evropiane ‘Jomi Salerno’ e qytetit të Salernos në Itali dhe për momentin në ‘Wurm – Mitte’ të Bundesligës”, ka shkruar Taravari në profilin e tij në facebook.

Bellma Beba ndihet e nderuar me mirënjohje nga kryetari i komunës, një mirënjohje që e motivon edhe më shumë.

“Është nder për mua që të pranoj mirënjohjen nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, për kontributin tim si hendbolliste ndër vite. 

Image


Beba e Taravari

Kjo mirënjohje për mua është edhe një motiv shtesë që të punoj edhe më shumë, për të arritur rezultate sa më të mira, për të nderuar dhe lartësuar qytetin tim, Gostivari, kudo që shkojë, për të lartësuar hendbollin dhe sportin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Një mirënjohje, që më bën krenar, një privilegj për mua por besoj se është edhe një motiv shtesë për gjeneratat e reja që të punojnë më shumë, se mundi dhe djersa gjithmonë vlerësohen dhe çmohen nga vendlindja juaj. Ky vlerësim nga kryetari z. Taravari, më jep edhe shumë kurajo për të dhënë maksimumin. 

E falënderoj Z. Taravari për mirënjohje, kryetar që i çmon dhe vlerëson çdo emër të merituar të sportit e të fushës tjetër. I jam mirënjohës për pritje të ngrohtë dhe mirënjohje, që vlerësoj punën time si hendbolliste, kjo ishte mirënjohja më e bukur që e kam pranuar deri me tash”, ka shkruar Beba në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat