Kosova shënon fitoren e parë, gjunjëzon Turqinë 

Hendboll

Kosova shënon fitoren e parë, gjunjëzon Turqinë 

Nga: Kemajl Goca Më: 12 janar 2022 Në ora: 20:07
Kosova shënon fitoren e parë, gjunjëzon Turqinë 

Kombëtarja e Kosovës shënon fitoren e parë në parakualifikueset për Kampionatin Botëror në hendboll.

Dardanën gjunjëzuan me rezultat 26:24 (13:13) Turqinë, në ndeshjen  që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. 

Kjo ishte ndeshja e parafundit e Grupit 1, fitorja e parë e djelmoshave tanë pas tri humbjeve e një barazimi.

Fillimisht, Kosova kaloi në epërsi me 1:0, barazohet 1:1. Në minutën e 8-të, Turqia avancon me 1:4 dhe barazohen shifrat sërish 7:7 (14’). Në minutën e 21-të, Kosova sërish në epërsi me 9:8 dhe për të përfunduar pjesa e parë 13:13.    

Dardanët e nisin mirë pjesën e dytë, duke kaluar në epërsi me 14:13.  Në minutën e 34-të, Kosova shton epërsinë në dy gola (15:13).

Megjithatë turqit luajnë lojën e tyre e shfrytëzuan gabimet e Dardanëve, duke barazuar rezultatin në 18:18 në minutën e 38-të. Pas një minute Kosova në disavantazh (15:16) apo një seri 0:3.

Një ndeshjet e luftuar deri në pikën e fundit e me rezultat të ngushtë.

Në minutën e 45-të,  rezultati 18:18, 21:21 (50’).  Pas një loje me emocione, në minutën e 53-të Kosova avancon me 23:22.  Përmbysja ndodhi brenda dy minutave (23:24).

Në minutën e 56-të, Dedaj fantastik shënon për 25:24. Kosova shton epërsinë në 2 gola (26:24) në minutën e 57-të. 

Kosova ka shënuar fitore me rezultat 26:24 ndaj turqve.

Valon Dedaj është më efikasi te Kosova, duke shënuar 9 gola i ndihmuar nga Drenit Tahirukaj me 7, Drilon Tahirukaj 5, Bujar Ramosaj 2, Shaban Zogaj 2, Lulzim Shabani 1.

Görkem Biçer shënoi 6 gola dhe është më efikasi në radhët e Turqisë.  

Selektorit Bujar Qerimit më në fund i buzëqesh fytyra, një fitore që e kthen vetëbesimin të djelmoshat e tij para sfidës së fundit me Belgjikën. 

Greqia kryeson me 8 pikë, pasojnë Turqia 4, Belgjika 3 dhe Kosova 3 pikë. Greqia dhe Belgjika kanë  një ndeshje me pak. Me 15 janar Belgjika takohet me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat