Federata Evropiane: Kosova feston fitoren e parë dhe mban gjallë shpresat

Hendboll

Federata Evropiane: Kosova feston fitoren e parë dhe mban gjallë shpresat

Më: 12 janar 2022 Në ora: 23:26
Federata Evropiane: Kosova feston fitoren e parë dhe mban gjallë shpresat

Federata Evropiane e Hendbollit i ka kushtuar hapësirë fitores së Kosovës ndaj Turqisë. Kosova të mërkurën triumfoi në Prishtinë me 26:24.

EHF-ja ka veçuar shpirtin luftarak, duke shkruar se “Kosova ka shfaqur shpirt luftarak të skajshëm”.

Sipas EHF-së lojtarët e Kosovës kanë dashur të përshëndeten me shikuesit e tyre me fitore.

“Kosova është kthyer në garë tani. Kalon tutje nëse Belgjika dhe Turqia i humbin ndeshjet e mbetura”, ka shkruar EHF.

Kosova luan me Belgjikën të shtunën në udhëtim. Greqia e Belgjika luajnë të enjten, kurse Turqia e Greqia takohen të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat