Ky është shqiptari që gjykoi ndeshjen në Champions League 

Hendboll

Ky është shqiptari që gjykoi ndeshjen në Champions League 

Nga: K.G. Më: 15 janar 2022 Në ora: 19:17
Ismail Metallari

Federata Evropiane e Hendbollit ka deleguar zyrtarët për ndeshjet e radhës të Champions League, Ligën e Evropës dhe Kupën e Evropës.

Gjyqtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Ismail Metallari drejton ndeshjen e femrave në Champions League në hendboll.

Çifti Nenad Nikollovski dhe Ismail Metallari gjykuan ndeshjen në Champions League për femra në Hungari.

Bëhet fjalë për ndeshjen mes Gyor nga Hungaria dhe Metz nga Franca, që u luajt sot, në kuadër të Grupit B.

Gyor ka shënuan fitore me rezultat 39:30 ndaj skuadrës franceze.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat