Kosova i falënderon tifozët, Greqia e Belgjika kualifikohen

Hendboll

Kosova i falënderon tifozët, Greqia e Belgjika kualifikohen

Nga: K.G. Më: 16 janar 2022 Në ora: 15:12
Kosova i falënderon tifozët, Greqia e Belgjika kualifikohen

Kosova përfundoi aventurën e parakualifikueseve në Kampionatin Botëror.

Kosova përfundoi e fundit në Grupin 1 me 3 pikë, duke mbetur pas Greqisë me 12 pikë, Belgjika 6, Turqia 4 e Kosova 3. 

Greqia e Belgjika kualifikohen dhe Turqia e Kosova janë eliminuar.

 “Faleminderit tifozëve për përkrahjen e madhe dhe të vazhdueshme. 

Faleminderit lojtarëve për angazhimin e madh dhe përkushtimin për fanellën.

Pas një muaji angazhim, e përmbyllim këtë grumbullim të ekipit kombëtar. 

Dy fitore me Kuvajtin, humbje me dy gola dallim nga Turqia, barazim me Belgjikën.
Vazhduam me dy humbje pa fat nga Greqia, me një gol dallim. Erdhi fitorja e shumëpritur me Turqinë dhe në fund humbje e ngushtë nga Belgjika. 

Synojmë më shumë, por vlerësojmë rrugën që po e bëjmë. 

Koha për sfida e angazhime të reja”, shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat