Bytyqi e Kasapi drejtuan ndeshje të Ligës Evropiane

Hendboll

Bytyqi e Kasapi drejtuan ndeshje të Ligës Evropiane

Më: 18 janar 2022 Në ora: 11:13
Bytyqi e Kasapi drejtuan ndeshje të Ligës Evropiane

Gjyqtarët e Kosovës të hendbollit kanë nisur menjëherë me drejtimin e ndeshjeve të Kupave Evropiane në vitin 2022.
Ilir Bytyqi e Syart Kasapi javën e kaluar ishin të deleguar në ndeshjen e fazës grupore të Ligës Evropiane (femrat).

Në Gyor të Hungarisë u takuan Motherson Mosonmagyarovari KC dhe skuadra franceze, ES Besancon Feminin. Fitore me rezultat 38:30 shënoi skuadra hungareze.

Bytyqi e Kasapi për delegat e kishin Peter Dvorskyn e Sllovakisë.

Ndeshja i takoi grupit A, në të cilin pas dy ndeshjeve udhëheq skuadra hungareze me 4 pikë. Ndërkohë skuadra franceze pësoi humbjen e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat