Xhema e Jahja në Poloni

Hendboll

Xhema e Jahja në Poloni

Më: 18 janar 2022 Në ora: 15:37
Xhema e Jahja në Poloni

Gjyqtarët e Kosovës të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja të dielën kishin angazhim evropian.

Dyshja prishtinase ka drejtuar ndeshjen e fazës grupore të Ligës Evropiane (femrat) në mes të MKS Zaglebie Lubin dhe skuadrës franceze Les Neptunes de Nantes.

Ndeshja u luajt në Lubin të Polonisë, ndërsa me një gol dallim fitoi skuadra franceze Nantes (27:26) në aksionin e fundit.

Xhema e Jahja për delegat e kishin Kamer Metalarin e Shkupit.

Ndeshja i takoi grupit B, kurse Nantes e shënoi fitoren e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat